Shporta
Totali :-
×
Porosite tani
Albania
Albania
Hyni

Çfarë është Mjekësia Parashikuese?

Mjekësia parashikuese është një fushë e mjekësisë që përfshin parashikimin e probabilitetit të një sëmundje dhe vë në zbatim masat parandaluese në mënyrë që ose të parandalojë shfaqjen e sëmundjes ose të zvogëlojë në mënyrë domethënëse impaktin e saj mbi pacientin (si përmes parandalimit të mortalitetit ose kufizimit të morbiditetit).

Laboratorë të Fjalës së Fundit të Shkencës të Mjekësisë Parashikuese Proteomike dhe Gjenomike

Cila është  ?

Ekipi ynë konsiston në ekspertë në fushat e biokimisë, gjenomikës dhe logjistikës, të cilët do të sigurojnë për ju rezultatet më të mira.

Genoma është një kompani Zvicerane e vendosur në Gjenevë, ofruesja lider Europiane e shërbimeve mjekësore, specializuar në analizat gjenetike, testet diagnostike dhe konsulencë. Genoma ka synim të ndihmojë njerëzit për të patur njohuri më të mira rreth shëndetit të vetë atyre dhe rreth shëndetit të bebes së tyre, përmes ofrimit të produkteve të thjeshta e të besueshme dhe shërbime ndaj prindërve të rinj. Përmes informimit, që më parë, për një rrezik specifik për të zhvilluar një sëmundje, ose duke lejuar diagnostikimin e hershëm të njnjë sëmundje, Genoma ju ndihmon që të merrni në kohën e duhur vendime mjekësore. Bebja juaj ose vetë juve mund të merrni në mënyrë të menjëhershme trajtimin mjekësor adekuat dhe të keni një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme. GENOMA është një kompani e GRUPIT ESPERITE.

Mjekësi Parashikuese teknologji Zvicerane
Genoma - Parandalim e zbulim i hershëm mjekësor

VLERAT E GENOMA

Për ne, si një kompani Zvicerane, Cilësia është më tepër se një vlerë, është mënyra jonë e jetës. Ne zgjedhin teknologjitë më të avancuara për testet tona, ne përdorim arritjet më të fundit të shkencës mjekësore dhe ndjekim standardet më të larta të disponueshme të cilësisë. Tranquility, testi ynë Prenatal (NIPT) ofron panelin e kompletuar për çrregullime kromozomale: trizominë 21 (Sindroma Down), 18, 13 dhe ato të kromozomeve të gjinisë. Verity, testi ynë për diagnostikimin që herët, të Çrregullimeve metabolike, është më i kompletuari në treg, i aftë të zbulojë më tepër se 110 sëmundje. Testi Omega 3, analiza jonë për omega-3, është zhvilluar prej shkencëtarëve më të njohur në mbarë botën në fushën e omega 3.

Mjekësi Parashikuese teknologji Zvicerane
Genoma, ju ndihmon të zbuloni identitetin tuaj mjekësor

GRUPI ESPERITE

ESPERITE është një Grup kompanish me zyrat qëndrore në Hollandë, i cili përfshin GENOMA dhe CRYOSAVE mes entiteteve të tjera. CRYOSAVE është lideri Europian në cryopreservimin e Qelizave Staminale të Gjakut të Kordonit Kërthizor me më tepër se 275'000 mostra të ruajtura, dhe me një prezencë në më shumë se 40 shtete. ESPERITE është aktive në fushën e ruajtjes së Qelizave Staminale, Analizave Gjenetike, Mjekësisë Parashikuese, testeve informative diagnostike dhe konsulencës.

Tranquility i mundëson prindërve që të jenë të përgatitur

E SAKTË. E BESUESHME. E SHPEJTË

Kur vjen puna për t'ju përgjigjur pyetjeve e për të marrë rezultate të sakta e të shpejta. Genoma është zgjedhja juaj numër një. Asnjë laborator tjetër diagnostik nuk është më i shpejtë, më i besueshëm e më i saktë.

Sekuencim i Gjeneratës Tjetër

Duke përdorur një prej teknologjive më moderne të analizës gjenetike të disponueshme – e quajtur NGS (Sekuencimi Gjeneratës Tjetër) ose ‘sekuencimi masiv paralel i ADN’ – numërohet numri i kopjeve të kromozomeve dhe përdoret një algoritëm përllogaritjeje për të përcaktuar nëse ka shumë tepër ose shumë më pak kopje të pranishme të këtyre kromozomeve.

Kromatografia e Gazeve Tandem - Spektrometria në Masë (GC-MS)

Kur kombinohet Kromatografia e Gazeve me Spektrometrinë në Masë, krijohet një mjet analitik shumë i fuqishëm: Kromatografia e Gazeve ndan përbërësit e një përzierjeje dhe Spektrometria në Masë karakterizon secilin prej përbërësve individualë. Duke i kombinuar dy teknikat, një kimist analist mundet të bëjë edhe vlerësimin sasior edhe atë cilësor të një solucioni i cili përmban një numër kimikatesh.

Laboratorët tanë të Fjalës së Fundit të Shkencës ju ofrojnë juve standardet më të larta të cilësisë.

Rrjet Global Laboratorësh

#1 në Europë

7 Laboratorë Përpunimi

në mbi 40 Shtete

Rrjeti i laboratorëve dhe i zyrave të Genoma, gjenden kudo në botë

Prezenca globale e Genoma

Genoma është e njohur si një qendër globale e ekselencës për testet mjekësore parashikuese të teknologjisë së lartë. Ne besojmë se mjekësia parashikuese do të kontribuojë në mënyrë të qënësishme në përmirësimin e pritshmërive të përgjithshme të shëndetit. Si pjesë e një kompanie ndërkombëtare me klientë në më shumë se 40 shtete, Genoma disponon gjithashtu konsulentë mjekësore të përkushtuar, shumë të kualifikuar dhe ekipe të mbështetjes së klientit në më shumë se 20 shtete.

Ekipi ynë

Ekipi ynë konsiston në ekspertë në fushat e biokimisë, gjenomikës dhe logjistikës, të cilët do të sigurojnë për ju rezultatet më të mira.




  • Mjetet e reja analitike mundësojnë mbledhjen e më tepër informacioni rreth sëmundjeve. Tashmë ekzaminimi mund të kryhet më shpejt dhe më lehtë se kurrë më parë duke përdorur një kampion të vogël gjaku prej pacientit për të analizuar molekulat e ADN dhe ARN që qarkullojnë në rrjedhën e gjakut, kanalit kryesor komunikues në trupin e njeriut. Ne, tashmë, jemi në gjendje të zbulojmë një rrezik për sëmundje të caktuara me një probabilitet të lartë, dhe kjo teknologji mund të ndihmojë në projektimin e terapive më të mira dhe të personalizuara në të ardhmen e afërt.
    Dr. Marcin Jurga, Menaxheri i Kërkim&Zhvillimit, Niel, Belgjikë



  • Të jesh i paralajmëruar do të thotë të jesh i përgatitur dhe kjo nuk vlen asnjëherë më shumë se sa për shëndetin tuaj e atë të fëmijëve tuaj. Testet parashikuese, pa rrezik, jo-invazive, mund tju ndihmojnë ju dhe mjekët tuaj që të bëni zgjedhje duke qenë të mirëinformuar dhe ju lejojnë një fillim të mirë në menaxhimin e problemeve mjekësore e minimizimin e impaktit të tyre në jetën tuaj.
    Dr. Sally Snyman, Drejtore e Laboratorit



  • Përparimet teknologjike në Mjekësinë Parashikuese dhe Rigjenruese na lejojnë ne që të ofrojmë testet e depistimit më të avancuara, me një saktësi e rezultate aq të shpejta sa as nuk do ti kishim ëndërruar kurrë. Genoma është e angazhuar për të ofruar testet më të sakta, më të sigurta e profesionale për qetësinë e mendjes suaj dhe të familjes suaj.
    Dr. Frederic Amar, CEO i Esperite



  • Ndërsa kërkimet në fushën e gjenomit e thellojnë njohurinë tonë mbi atë se si gjenomi ndikon në shëndetin, platforma e sekuencimit, e fjalës së fundit të shkencës e Genoma e shtrin mjekësinë parashikuese e të personalizuar gjenomike ndaj çdo personi për të vlerësuar prekshmërinë prej sëmundjes dhe për të vendosur për terapitë më të efektshme dhe të synuara. Një premtim i shkëlqyer për shëndetin e njeriut.
    Dr. Thomas Rio Frio PhD, Menaxher i Gjenomikës

Na Kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje ju mund ta bëni atë këtu dhe njëri prej anëtarëve të stafit tonë do tju përgjigjet...

Mesazhi juaj u dërgua. Ju Falemnderit!
Genoma Swiss Biotechnology

Emri kompanisë:
Genoma Swiss Biotechnology
Numri i telefonit:
(+)35544504797
Email:
al@genoma.com
Head Office address:
Chemin des Aulx 12, 1228 Plan-les-Ouates, Geneva - Switzerland
Demo version